PEMA është organizatë joqeveritare që punon ngushtë me autoritetet kombëtare dhe lokale, si dhe me institucionet lokale dhe organizatat tjera, për të ofruar shërbime sociale të bazuara në komunitet, për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e neglizhuar. PEMA, shërbimet e veta i shtrinë te disa nga fëmijët më të cenueshëm në Kosovë.

Vizioni i PEMA-s është, që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta të kenë qasje në shërbime të specializuara të cilësisë të lartë dhe të jenë të integruar në mënyrë të plotë në shoqëri.

Studim rasti – Valbona, Qendra e Kujdesit Ditor në Pejë

Gresa and her care workerValbona ka lindur me paralizë cerebrale dhe me vështirësi të rënda në lëvizje dhe në të folur. Deri në moshën shtatë vjeçare, pjesën më të madhe jetës e ka kaluar,e  mbyllur, në banesën që ndodhej në katin e katërt në të cilën jetonte bashkë me prindërit. Që kur Valbona ka filluar të vijë në Qendrën e Kujdesit  Ditor në Pejë, është përmirësuar aftësia e saj për t’u socializuar me fëmijët tjerë si dhe vetëbesimi i saj është rritur. Në qendër, Valbona është trajtuar nga fizioterapeuti, me këtë është përmirësuar lëvizshmëria e saj, është ndihmuar në të ecurit e saj dhe i është dhënë më shumë pavarësi. Ajo merr pjesë aktive në aktivitete dhe thotë: “Pres me padurim që të vij në qendër.  Jam shumë e lumtur që vij këtu, sepse  luaj shumë lojëra dhe marr pjesë në shumë aktivitete”. Këto ndryshime në jetën e saj nuk do të kishin qenë të mundura pa shërbimet e ofruara në qendrat ditore.

Advertisements