Children readingNë Kosovë janë rreth  20.000 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta të cilët nuk kanë qasje në shërbime themelore (OPFAKKOS – Organizata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë, dhjetor 2015). Misioni ynë është që të sigurojmë që disa nga këta fëmijë të marrin mbështetje dhe kujdes të specializuar që iu nevojitet, në mënyrë që ta zhvillojnë potencialin e tyre. Që nga viti 2013, PEMA është kujdesur dhe ka ofruar mbështetje për mbi 600 fëmijë dhe familjet e tyre në katër komuna të Kosovës.

Në PEMA, ne i kuptojmë nevojat individuale të secilit fëmijë dhe personi të ri që e mbështesim. I përshtatim aktivitetet, gjë që na mundëson t’i personalizojmë shërbimet. Përmes seancave grupore dhe  individuale, koordinatoret e qendrave dhe këshillueset psikosociale ofrojnë  një gamë të gjerë aktivitetesh psikosociale, edukative dhe rekreative për fëmijët dhe të rinjtë në qendra.

“Më pëlqen të jem këtu, do të doja të vij çdo ditë , sepse kënaqem dhe ndihem shumë mirë“.

Advertisements