Child and counsellor readingPEMA menaxhohet prej një bordi aktiv drejtorësh, një drejtor projekti, një menaxheri të zyrës dhe financave,  zyrtarit të projektit dhe një zyrtari të logjistikës me bazë në Prishtinë, të cilët i mbështesin qendrat e kujdesit ditor.

Secila qendër e kujdesit ditor ka staf me këtë përbërje:

  • Një koordinator qendre që menaxhon qendrën dhe stafin dhe është përgjegjës për referime, rrjetëzim dhe partneritet me prindër, autoritete lokale dhe organizata. Koordinatori i qendrës ndjekë të gjitha trajnimet dhe bën disa punë klinike me shfrytëzuesit e shërbimeve ose me familjet.
  • Katër punëtorë kujdesi/këshilltarë psikosocialë, të cilët i menaxhojnë aktivitetet me fëmijët, rastet individuale dhe vizitat shtëpiake.
  • Një recepsioniste/mirëmbajtëse, e cila mirëpret të gjithë përfituesit e shërbimeve të qendrës, si dhe siguron që qendra është e pajisur dhe e mirëmbajtur mirë. Ajo, gjithashtu, mbështetë këshilltaret gjatë aktiviteteve me fëmijët.
  • Një vozitës/kujdestar që mbledh fëmijët nga shkollat ​​dhe shtëpitë e tyre për të ndjekur aktivitetet e tyre javore në qendrat e kujdesit ditor. Kujdestari është, gjithashtu, përgjegjës për mirëmbajtjen e minibusit të projektit dhe për mirëmbajtjen e qendrës.
Advertisements