Pema Tree

PEMA është organizatë e regjistruar joqeveritare e themeluar në dhjetor të vitit 2013 me veprimtari në Kosovë. PEMA është shkurtesa për Përfshirje, Edukim, Mirëqenie dhe Ardhmëri. PEMA, në gjuhën shqipe, gjithashtu, nënkupton një pemë. Duke punuar përmes qendrave të veta të specializuara të kujdesit ditor, PEMA ofron shërbime sociale të bazuara në komunitet për  disa nga fëmijët më të cenueshëm në Kosovë.  Duke siguruar kujdes gjithëpërfshirës ndaj fëmijëve, PEMA ka arritur të ndërtojë marrëdhënie të forta me strukturat e nivelit  qendror, lokal, organizatat joqeveritare lokale, shkollat​​, prindërit dhe fëmijët që përfitojnë nga shërbimet tona.

Misioni i PEMA-s është të sigurojë që fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nevoja tjera të veçanta që jetojnë në Kosovë të kenë qasje në shërbimet që u mundësojnë atyre të kenë një jetë më të lumtur.

PEMA ofron shërbime familjare për kujdesin dhe mbështetjen ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në të nxënë, si dhe për prindërit të tyre.

Advertisements