Girls and Minnie MouseVizioni i PEMA-s është që fëmijët me nevoja të veçanta dhe me aftësi të kufizuara të kenë qasje në shërbimet javore të specializuara në mënyrë që ata të kenë një jetë më të përmbushur dhe më të lumtur. PEMA ka krijuar marrëdhënie të fuqishme pune me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, organizatat joqeveritare vendore, komunat, kompanitë lokale, Qendrat për Punë Sociale, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe me shkollat.

PEMA avokon për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara duke punuar me autoritetet lokale dhe kombëtare si dhe me organizatat e bazuara në komunitet, duke rritur vetëdijen e prindërve dhe publikut të gjerë për të drejtat e këtyre fëmijëve dhe duke monitoruar politikat kombëtare. Duke punuar në bashkëpunim me organizatat tjera, PEMA ka avokuar për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë edhe për qasje në shërbime dhe trajtim.

“Fëmija im ka ndryshuar aq shumë prej se ka filluar të vijë në qendër. E tërë familja, por edhe arsimtarët në shkollë kanë vënë re se fëmija im është më e qetë dhe mund të përqendrohet madje edhe në klasë tani”. Përfitimet e fëmijës së Majlindës nga shërbimet e ofruara në Qendrën e Kujdesit Ditor në Prizren.

Që nga themelimi i saj, PEMA është financuar dhe mbështetur nga One to One Children’s Fund. PEMA ka qenë partneri formal implementues i One to One Children’s Fund në Ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe grupet tjera të pafavorizuara të fëmijëve, përgjatë viteve 2013-2015, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur në mënyrë të vazhdueshme teknikisht dhe me anë të grumbullimit të fondeve nga Bamirësia me bazë në Londër.

Advertisements