Vizioni i PEMA-s është që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta në Kosovë, të kenë qasje në shërbimet e specializuara të cilësisë së lartë dhe që këta fëmijë të integrohen në mënyrë të plotë në shoqëri.

Misioni dhe qëllimi jonëChild in Multi sensory room

PEMA është organizatë joqeveritare që punon ngushtë me autoritetet kombëtare dhe lokale, si dhe me institucionet lokale dhe organizatat tjera për të ofruar shërbime sociale të bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e neglizhuar. PEMA shërbimet e veta i shtrinë te disa nga fëmijët më të cenueshëm në Kosovë.

PEMA mbështet fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët e neglizhuar dhe familjet e tyre në Kosovë, përmes:

  • Ofrimit të shërbimeve esenciale psikosociale për fëmijët me nevoja të veçanta dhe krijimin e referimeve me shërbimet sociale, shëndetësore dhe arsimore,
  • Mbështetjes së familjeve për t’u kujdesur ndaj fëmijëve të tyre dhe sigurimin e intervaleve të pushimit,
  • Mbështetjes dhe fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta,
  • Avokimit për të drejtat e fëmijëve dhe të përgjegjësive të shoqërisë kosovare,
  • Ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve vendorë për të mbështetur dhe për t’u kujdesur ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara,
  • Zhvillimit të një modeli të kujdesit që do të mund të përsëritej në tërë vendin.

Vlerat tona

Kemi aspirata – besojmë në potencialin unik të secilit fëmijë me nevoja të veçanta dhe të drejtën e tyre për ta gëzuar jetën dhe për të arritur.

Jemi të integruar – punojmë ngushtë me autoritetet qeveritare qendrore dhe lokale, profesionistët dhe organizatat tjera për t’i ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë.

Jemi të pavarur – gjithnjë veprojmë dhe flasim për interesin më të mirë të fëmijëve, të rinjve dhe familjeve që u shërbejmë.

Jemi dinamik – punojmë me gjallëri, kreativitet dhe vendosmëri për të krijuar shërbime të përshtatshme për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Strategjia jonë

Bazuar në strategjinë tonë për 2016-19, PEMA ka pesë qëllime kryesore për t’i arritur:

  • ta ruajë cilësinë e shërbimeve të ofruara nëpër katër qendrat tona të kujdesit ditor me qëllim të pasurimit të jetës së fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara, fëmijëve të neglizhuar dhe të familjeve të tyre
  • të bëhemi ofruesi kryesor dhe me reputacion kombëtar i këtij shërbimi; duke punuar në partneritet me autoritetet lokale dhe organizatat e tjera
  • të bëhemi një qendër e shkëlqyeshme prej së cilës shkathtësitë dhe ekspertiza e fuqisë punuese e PEMA-s të mund të shërbejë për mbështetjen e profesionistëve tjerë, modeli ynë i kujdesit të mund të replikohet (përsëritet) dhe të shtrihen shërbimet tek më shumë fëmijë dhe në tërë Kosovën
  • të arrijë stabilitetit financiar afatgjatë
  • të jetë një organizatë e menaxhuar dhe e qeverisur mirë
Advertisements